LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi kërkon që të largohet menjëherë ambasadori serb, Abazoviq: Serbia të dërgojë ambasadorin e ri

Mali i Zi kërkon që të largohet menjëherë ambasadori serb, Abazoviq: Serbia të dërgojë ambasadorin e ri

Shefi i diplomacisë malazeze, Ranko Krivokapiq sot i ka dërguar një mesazh urgjent Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

Ai sërish ka kërkuar që t’i ndalohet menjëherë hyrja në vend Vladimir Bozhoviqit, ambasadorit të Serbisë, i cili me vendim të Qeverisë së atij vendi është shpallur persona “non-grata”, ose largimin e tij nëse ndodhet në territorin e atij vendi.

Siç është paralajmëruar, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 12 gusht ndalimin e hyrjes, “pra largimin e përhershëm të personit Vladimir Bozhoviq nga Mali i Zi”, raporton rtcg.


Kryeministri Dritan Abazoviq tha se Bozoviq është persona “non-grata” dhe se ky vendin është ende në fuqi.

I pari i qeverisë malazeze tha se pret që Serbia të “dërgojë ambasadorin e ri” pas formimit të Qeverisë së re të shtetit serb, raporton vijesti.me.

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq njoftoi të dielën në mbrëmje se do të “kërkojë veprime të caktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke përfshirë ndalimin e hyrjes dhe daljes së V. Bozhoviqit nga territori i Malit të Zi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori