LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi hap kufirin e saj me BE-në, mbetet i mbyllur me Serbinë

Mali i Zi hap kufirin e saj me BE-në, mbetet i mbyllur me Serbinë

Qeveria e Malit të Zi njoftoi se sot po hap kufijtë për vendet e Bashkimit Evropian (BE), por jo kufirin me Serbinë, i cili mbetet i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, sot Këshilli i BE-së miratoi rekomandime për hapjen graduale të kufijve të BE-së për qytetarët e 14 vendeve që nga 1 korriku, përfshirë Malin e Zi dhe Serbinë.


Dhe siç thuhet më tej, Mali i Zi më parë njoftoi se do të ndiqte politikën e BE-së lidhur me hapjen e kufijve, por sot vendosi vetëm të hapë kufijtë me vendet e BE-së dhe të mbetet plotësisht i mbyllur me Serbinë.

Qytetarët në vendet anëtare të BE-së hyjnë në Mal të Zi pa asnjë kusht shtesë, u njoftua në një postim të shkurtër në llogarinë e qeverisë në Twitter.

Njoftimi pasues thotë se Trupi Koordinues Kombëtar do të vendosë më vonë mbi politikën e hapjes ndaj vendeve të tjera.

Ndërkohë u njoftua se që nga mëngjesi i sotëm, 47 njerëz u infektuan me coronavirus, dhe një person vdiq.

Nga 47 të zbuluar rishtazi, një ishte importuar, 37 ishin kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, ndërsa nëntë pacientë po kërkonin një burim infeksioni.

Që nga mesi i qershorit, gjithsej 224 janë infektuar, tre kanë vdekur dhe 221 raste janë aktive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori