Pas rrëfimit të tij të ndjerë për historinë familjare dhe sfidat që kishte përjetuar gjatë jetës, Mali përjetoi një nga momentet më emocionuese në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Banori u surprizua nga nëna e tij, këngëtarja e njohur Violeta Kukaj, e cila hyri në shtëpi për ta takuar. Sapo e pa, Mali nuk arriti t’i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot.


BBVA/YouTube

Takimi mes tyre ishte shumë emocional. Mali e përqafoi fort nënën e tij disa herë, ndërsa emocionet ishin të dukshme për të dy.

Gjatë takimit, Violeta i tha të birit se familja po e ndjek në çdo moment dhe se janë krenarë për të.

Ajo theksoi se është krenare për karakterin e tij, për energjinë, kreativitetin dhe shpirtin artistik që ai ka. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com