LAJMI I FUNDIT:

Makthet më të mëdha në shtrat për çdo shenjë të horoskopit

Makthet më të mëdha në shtrat për çdo shenjë të horoskopit

Le të jemi të sinqertë me veten…Njerëzit që besojnë në astrologji, shohin për përputhjen e përsosur sipas shenjave të horoskopit për çdo gjë lidhet me fatin, besimin, e ardhmja, por edhe shtrati pse jo

Përputhshmëria seksuale është një gjë që i bën partnerët të tërhiqen ndaj njëri-tjetrit, por cilat janë frikërat sipas yjeve për secilën shenjë?


Ja disa të vërteta interesante për makthet në shtrat për 12 shenjat e horoskopit:

Dashi

Të shpejtë dhe të furishëm, kështu i pëlqen të lindurve të shenjës së Dashit që të jenë në shtrat. Kjo shenjë pasionante dhe e zjarrtë hidhet menjëherë tek kënaqësia dhe preferon që në shtrat edhe partneri/ja të sillet njësoj.

Demi

Demi është një nga shenjat më sensuale të horoskopit. Njerëzit e kësaj shenje duan prekjen fizike dhe që ajo të mos mbarojë kurrë… Për Demat, gjysma e kënaqësisë së seksit është shtrirja në krevat, pastaj seksi nuk përfundon deri në mëngjesin e nesërm.

Binjakët

Binjakët argëtohen në marrëdhënie seksuale dhe në shtrat. Partnerët idealë të Binjakëve janë ata që marrin pjesë në një marrëdhënie të hapur ose treshe dhe nuk bëhen aspak xhelozë.

Gaforrja

Gaforret janë një nga shenjat emocionalisht më shprehëse në horoskop dhe kjo nuk përfundon në derën e dhomës së gjumit. Njerëzit e shenjës së Gaforres nuk duan asgjë më shumë se të japin dhe marrin kënaqësi gjatë seksit, por për ata nuk ka asgjë më të keqe se një partner që qëndron me fytyrën e gurtë gjatë gjithë kohës.

Luani

Luanët janë ekzibicionistë natyralë që duan të shihen në çdo kohë dhe asgjë nuk e vret atmosferën e tyre më shumë se errësira. Kur njerëzit e kësaj shenje çojnë dikë në shtrat, ata duan një shfaqje me protagonizëm dhe të jenë të sigurt që kanë vëmendjen e partnerit/es.

Virgjëresha

Virgjëresha ka standarde shumë të larta kur bëhet fjalë për partnerët romantikë dhe pastërtia nën çarçafë është absolute. Nëse dikush nuk shqetësohet për të larë çarçafët e tij/saj, imagjinoni gjëra e tjera…

Peshorja

Peshorja do balancën. Kjo do të thotë që kur ata hyjnë në dhomën e gjumit, duhet të dinë se i dashuri/a do t’u përgjigjet reciprokisht. Nëse marrin një shenjë egoizmi në dhomën e gjumit, ata dinë si të jenë të ftohtë.

Na trego shenjën e horoskopit, të të themi me kë mund të shijosh kënaqësinë më të ‘zjarrtë’ në shtrat!
Lexo po ashtu Na trego shenjën e horoskopit, të të themi me kë mund të shijosh kënaqësinë më të ‘zjarrtë’ në shtrat!

Akrepi

Akrepi pikant dëshiron të shtyjë kufijtë në dhomën e gjumit, që do të thotë se ata preferojnë të shpikin një pozicion të ri seksi sesa të ngatërrohen me ndonjë nga ato të vjetrit. Akrepat duan lojën në errësirë, pasionin dhe eksperimentet në shtrat.

Shigjetari

Shigjetarët janë natyrshëm argëtues dhe të thjeshtë, kështu që ata kurrë nuk do ta bëjnë partnerin/en e tyre të ndihet nën presion për të përfunduar aktin dhe duan të njëjtën gjë në këmbim, pavarësisht se sa kohë duhet.

Bricjapi

Njerëzit e kësaj shenje e dinë se çfarë duan, se çfarë u pëlqen dhe nuk e kanë problem ta kërkojnë. Nëse partneri/ja nuk i dëgjon udhëzimet në dhomën e gjumit, aty nisin problemet dhe ky do të jetë një kalim i vështirë për në aktin tjetër…

Ujori

Ujori i dashuruar me teknologjinë ka shumë lodra seksi dhe ata duan një partnerë që janë të gatshëm të kënaqen. Kushdo që nuk është i gatshëm të rrezikojë në këtë lojë seksi, nuk duhet të futet fare në dhomën e gjumit të Ujorëve.

Peshqit

Peshqit janë të lumtur që të zhyten në lojëra të pista. Kreativë dhe me dëshirë për gjëra të reja në dhomën e gjumit ata sjellin krem pana, çokollatë dhe çdo lloj lubrifikanti për kënaqësi të reja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori