LAJMI I FUNDIT:

Makinat që befasuan gjatë këtij viti, me performancë shumë më të mirë se që pritej

Makinat që befasuan gjatë këtij viti, me performancë shumë më të mirë se që pritej

Gjatë këtij viti, ka pasur shumë makina të mira, performanca e të cilave kalonte nivelet e pritshmërisë

Para se të testohet një makinë, shikohen specifikat dhe krahasohet përvoja me makinat e ngjashme nga i njëjti prodhues, derisa performanca që japë në fund, për njohësit e makinave nuk është befasi, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, këtë vit ekspertët i kanë vlerësuar lartë tri makina, specifikat e së cilave nuk dukeshin se ofron shumë, por performanca që dhanë ishte mbresëlënëse.

Si finaliste, CarBuzz i ka vlerësuar BMW Alpina B7 dhe Toyota Corolla Hybrid, ndërsa fituese Chevrolet Blazer.

BMW Alpina B7

Modeli Alpina B7 është versioni më special i 7 Series, që është krijuar për herë të parë nga Alpina. Kjo makinë me 4.4 litra V8 që prodhon 600 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.5 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë.

Shpejtësia që e arrin dhe rehatia në ngasje, e bëjnë këtë makinë shumë më të lehtë dhe praktike në përdorim, s sa makinat nga linja M. Me çmim prej 128 mijë eurove, BMW Alpina B7 është një investim shumë i mirë, që mundëson një vozitje të lehtë dhe me performancë shumë të dëshirueshme.

Toyota Corolla Hybrid

Lehtë mund të shpjegohet, pse kjo Toyota është një prej finalistëve të këtij viti sa i përket performancës. Kjo makinë e ka nivelin e njëjtë të shpenzimit të benzinës si një Prius, derisa ofron shpejtësinë e Corolla.

Megjithëse Prius është një makinë shumë ekonomike dhe në shoqëri me ambientin, ngasja saj nuk është aq atraktive. As dizajnin nuk e ka aq të dëshirueshëm, nuk arrin shpejtësi, derisa mund të rrotullohet në kthesa.

Megjithëse e ka të njëjtën platformë, si dhe shpenzon 52 mpg apo milje për galon, është makinë mjaft e mirë dhe shumë e këndshme në vozitje. Dizajni i Corolla është shumë më i mirë dhe ka rehati më të madhe, derisa kushton 20 mijë euro, që është më i lirë se Prius.

Chevrolet Blazer

Kur u prezantua Chevrolet Blazer, ka rënë në sy platforma e ndërtimit që përbëhet nga dy pjesë, i ngjashëm me Ford Bronco, derisa çmimi prej 45 mijë eurove, dukej shumë i lartë. Andaj, mund të thuhet se pse kjo makinë që nuk i bën njerëzit të kthejnë kokën pas saj, të jetë në krye të këtij klasifikimi.

Brendia e Chevrolet Blazer është shumë komode, me hapësirë prej një metri në pjesën e pasme për të zgjatur këmbët, që është më e madhe se te Lexus LS 500. Ka teknologji të lartë si rezolucioni i lart i sistemit të kamerës së perspektivës së zogut, pasqyrë digjitale për kontrollimin e pjesës së pasme dhe vet parkim.

Derisa çmimi është i lartë, performanca e lart dhe lehtësira që i ofron shoferit, kanë bërë që të befasojnë për të mirë. /Telegrafi/