LAJMI I FUNDIT:

Makinat luksoze vazhdojnë të “shtypen me buldozer” në Filipine – viktimat e radhës janë një McLaren, Bentley dhe një Porsche

Makinat luksoze vazhdojnë të “shtypen me buldozer” në Filipine – viktimat e radhës janë një McLaren, Bentley dhe një Porsche

Qeveria e Filipineve ka një gjë për të cilën mund të thuhet se “dallohet” dhe kjo është “argëtimi i tyre i preferuar duke bërë shkatërrimin e makinave”.

Dhe kjo ka ndodhur edhe një herë pasi Byroja e Doganave të vendit ka shkatërruar 21 automjete në vlerë prej rreth 1.2 milion dollarë, përcjell Telegrafi.


Midis viktimave ishin një McLaren 620R, një Bentley Flying Spur dhe një Porsche 911.

Viktima të tjera përfshinin një Mercedes SLK, një Lotus Elise, një Coupe të modifikuar Hyundai Genesis dhe një Toyota Solara.

Një numër prej rreth 14 “Mitsubishi Jeeps” u shkatërruan gjithashtu në shfaqjen e forcës të qeverisë.

Sipas Byrosë së Doganave, automjetet u importuan në Filipine nga njerëz të ndryshëm dhe u sekuestruan në raste të veçanta nga viti 2018 në 2020.

Ato u kapën dhe shkatërruan “në përputhje me Direktivën Presidenciale 2017-447, në të cilën Presidenti Rodrigo Roa Duterte përsëriti nevojën për të shkatërruar automjetet e kontrabanduara për të dërguar mesazhin e fortë se qeveria është serioze në përpjekjet e saj kundër kontrabandës”.

Reagimet ndaj raundit të fundit të shkatërrimit kanë qenë të përziera ndërsa shumë njerëz pyetën pse qeveria nuk nxori në ankand automjetet dhe nuk i përdori fondet për diçka domethënëse.

Sidoqoftë, Byroja e Doganave iu përgjigj shumë vetave duke përsëritur nevojën për t’u dërguar një mesazh të fortë kontrabanduesve. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Pse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!

Pse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!

EVs
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi

Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi

Auto
Kalo në kategori