LAJMI I FUNDIT:

Makinat e policisë japoneze, për patrullime me shumë stil (Foto)

Makinat e policisë japoneze, për patrullime me shumë stil (Foto)

Ndalimi nga ndonjë prej këtyre makinave, nuk do ishte aq stresues

Departamenti policor në Japoni, është përkushtuar të zgjedhë makina praktike dhe të fuqishme, për këtë profesion shumë të rrëndësishëm, transmeton Telegrafi.


Policia japoneze ka treguar edhe anën tjetër, me disa makina shumë të avancuara dhe me dukje të mirë, që përdoren për kontrolle në zonat më të frekuentuara. Shumica e këtyre makinave, që konsiderohen se me to mund të patrullohet me shumë stil, shfrytëzohen që të kontrollohen garat me vetura.

Nissan R34 Skyline GT-R

Policisë në Tochigi, i kanë dhënë këtë makinë të fuqishme, që më vonë e quajtën edhe si Godzilla. Ishte destinuar, që të mbrohet rendi dhe qetësia si dhe të parandalohej ndonjë aksident. Shumë njerëz që ndalojnë të fotografohen me të, rrezikojnë të shkaktojnë ndonjë aksident pa dashje.

Honda NSX

Si ndjekës për rrugë të gjata, NSX mund të jetë shumë i dobishëm. Kjo makinë që nuk është aq e etur për benzinë, mund të qëndrojë në detyrë derisa të mos shfaqet edhe ndonjë njësit tjetër, apo helikopteri. Në këtë formë, bëhet version japonez i Audi R8 apo McLaren. Ky NSX është dhuruar nga Honda policisë në Tochigi, që të ndjekë garat ilegale me vetura.

Mazda RX-7

Modeli RX-7 është zgjedhur nga policia në Hiroshima, Kyoto, Niigata dhe Tochigi, si makinë alternative, për ndjekje më të kualifikuar.

Subaru Impreza WRX STi

Sigurisht policët kanë konflikte, se kush do ta merr këtë Impreza për patrullim, derisa të tjerët hezitojnë të shfrytëzojnë makinat e zakonshme. Në anën tjetër, mendohet se ata që e shfrytëzojnë këtë makinë sportive, duhet të bëjnë kujdes të shtuar, përndryshe duhet të kompenzojnë ndonjë dëmtim të mundshëm.

Nissan R33 Skyline

Shfrytëzimi i një R33 për nevoja policore, është shumë i rrallë. Kjo për faktin, se janë vetëm pak makina të tilla në treg, derisa ky është me katër dyer që ndalimi dhe shoqërimi i mundshëm të bëhet me më shumë lehtësi.

Nissan 350Z Nismo

Janë tre Nissan 350Z Nismo, të cilat i përdorë policia në Tokio të Japonisë. Megjithëse është një veturë shumë e shpejtë për ndjekje, dy pytje rreth saj janë të pashmangshme. Ku vendoset përsoni që arrestohet, si dhe sa ia ndalon aerodinamikën drita horizontale e vënë sipër.

Mitsubishi 3000GT

Sistem i tërheqjes me të gjitha rrotat, kontroll me timon në të gjitha rrotat, motor turbo dysh si dhe pezullim aktiv. Të gjitha janë në nivelin më të lakmueshëm, por përdorja e 3000 GT për nevoja policore, konsiderohet si një shpenzim i konsiderueshëm.

Mitsubishi Gallant VR4

Ishte krijuar për një grup garish, mirëpo Gallant VR4 nuk iu përshtat as shumë këtyre kërkesave, andaj u përdor nga Mitsubishi për disa testime. Atë e kërkoi departamenti policor në Ibaraki të Japonisë, të cilët i shfrytëzojnë disa makinë të tilla. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë i zë për 5.7 sekonda, derisa mund të lëvizë me më shumë se 200 kilometra në orë. Duket si makinë shumë e përshtatshme përnevojat policore, si dhe përfundimin e tyre me shumë sukses. /Telegrafi/