LAJMI I FUNDIT:

Makina SUV më e pëlqyer nga të rinjtë (Foto)

Makina SUV më e pëlqyer nga të rinjtë (Foto)

Në të njëjtën kohë, pëlqehet shumë edhe prej prindërve të tyre

Hulumtimi i bërë nga US News & World Report, ka bërë të ditur se Kia Sportage është makina SUV më e pëlqyer nga të rinjtë, në kategorinë prej 25 mijë deri në 30 mijë dollarë, transmeton Telegrafi. Në fakt, kjo makinë po pëlqehet shumë edhe në krahasim me makina tjera të zakonshme, si sedan apo kupe.


Çmimi i arsyeshëm, rehatia, teknologjia dhe lehtësirat në lëvizje, janë ndër gjërat kryesore që po pëlqehen te ky model. Sistemi që detekton këndin e vdekur, frenimi emergjent në rast emergjence, asistenti për tejkalim dhe qëndrim në shirit, si dhe paralajmërimi për trafikun që ndodh pas, janë gjërat që po pëlqehen më së shumti te ky SUV. Prindërit e të rinjve që posedojnë Sportage, janë edhe më të lumtur për këtë përzgjedhje, pasi janë të sigurt, veçanërisht për ata që kanë marrë patentën e vozitjes së fundmi.

Niveli i lartë i sigurisë, si dhe sistemi UVO – që nuk iu pëlqen të rinjve aq shumë – iu mundësojnë prindërve të monitorojnë kur ata janë në timon, nëse kanë lidhur rripin e sigurisë, si dhe ua caktojnë limitin e shpejtësisë, të cilin nuk munden ta tejkalojnë. Modeli bazë i Kia Sportage kushton 23,750 dollarë, ndërsa ka 2.4-litra dhe 181 kuajfuqi. /Telegrafi/