LAJMI I FUNDIT:

Makina ‘predhë’ me 500 kilometra në orë, rivale e fuqishme për veturat në Geneva Auto Show (Foto)

Makina ‘predhë’ me 500 kilometra në orë, rivale e fuqishme për veturat në Geneva Auto Show (Foto)

Nuk është makinë elektrike, por ka dyshime të mëdha lidhur me të

Kemi mësuar se gjatë javës që vjen në Geneva Auto Show, Hennessey e prezanton modelin Venom F5 që prodhon 1,600 kuajfuqi.

Koenisegg Agera RS, që ka shënuar rekord botëror shpejtësi, po ashtu do të jetë aty.

Së fundmi, është bërë e ditur se në panairin zviceran, do të jetë edhe një hipermakinë – për të cilën duhet të brengosen shumë si Venom F5 ashtu edhe Agera RS.

I njëjti shqetësim shkon edhe për Bugatti Chiron.

Ky është Corbellati Missile, hipervetura me 9.0-litra turbo dyshe V8 që proshon 1,800 kuajfuqi.

Kombinuar me gjashtë shpejtësi automatike, trup me fibra karboni të punuar me dorë, timon me dy mundësi manovrimi dhe rrota prej 20-inch, kjo makinë italiane thuhet se lëvizë shpejtësi prej 500 kilometrave në orë.

Shpejtësia rekorde, deri më tani ishte 447 kilometra në orë, e arritur nga Agera RS. Pos këtyre të dhënave, nuk bëhen të ditura tjera rreth modelit apo kompanisë.

Sipas llogarisë në Facebook, thuhet se është themeluar më 2015 me qëllimin që “të prodhojë makinat më të shpejta ën botë”.

As llogaria në Instagram nuk tregon më shumë, vetëm se ‘Callibati Family është punëtori e stolive me traditë prej 70 vitesh”.

“Gjenerata e re, është e inspiruar në vetura dhe po e punojmë një model, që në të njëjtën kohë është edhe stoli”.

Bazuar në imazhet e para, duket se për ta punuar këtë ‘predhë’ familja Callibati janë inspiruar nga Alfa Rome ose Ferrari.

Ende ka dyshime të mëdha për të, por të gjitha mediat që merren me automobilizëm dhe në veçanti, entuziastët e makinave italiane, po e presin panairin me padurim, për të mësuar të vërtetën. /Telegrafi/