Makina përplaset me trenin në Durrës, lëndohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar mbeti i lënduar në një aksident në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën "Asti Gogoli" në Shkozet.
Mjeti tip "Mercedes Benz" fugon me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me trenin.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Ora News/
Nga
Telegrafi
11/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































