LAJMI I FUNDIT:

Makina përplaset për kamion, tërhiqet zvarrë për afro shtatë kilometra (Video)

Makina përplaset për kamion, tërhiqet zvarrë për afro shtatë kilometra (Video)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një shofer i paemëruar që e ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një kamion.

Ngasësi i këtij të fundit, jo vetëm se nuk e ka vërejtur se çfarë ka ndodhur pas rimorkios, por ka vozitur në atë mënyrë për afro shtatë kilometra, transmeton Telegrafi.


E tëra ka marrë fund, kur kanë hyrë në një rrugë me trafik të dendur dhe shoferët që ndodheshin aty, e kanë alarmuar drejtuesin e kamionit.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon një pjesë të momentit të tërheqjes zvarrë të Nissan Maxima, që është një makinë mjaft e madhe që të mos shihet.

“Duket se ka qenë duke fjetur tërë kohës, si ka mundësi të mos e shihte çfarë ka prapa”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/