LAJMI I FUNDIT:

Makina për mbledhjen e mbeturinave rrëzon strehën, dëmtohet Audi i 50 mijë eurove (Foto)

Makina për mbledhjen e mbeturinave rrëzon strehën, dëmtohet Audi i 50 mijë eurove (Foto)

Mario Kyriacou nga Colchester i Anglisë, ka qenë në shtëpi kur e ka dëgjuar një zhurmë të madhe, por ka menduar se janë mbledhësit e mbeturinave.

Pak çaste më vonë, një fqinj e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.


Ai është tmerruar kur ka parë se makina që i ka kushtuar afro 50 mijë euro, është dëmtuar rëndë nga streha që i ka rënë sipër.

“Kamioni që mbledh mbeturina, e ka prekur një pjesë të kulmit dhe për pasojë ai ka rënë mbi Audi-në time”, ka thënë Kyriacou. “Nuk është vetëm një makinë e shtrenjtë, por ky kabriolet është krenaria dhe kënaqësia ime.”

Megjithëse punonjësit e higjienës janë larguar nga vendi ngjarjes, ai ka ngrehur padi mbi ta dhe pritet të kompensohet nga kompania e sigurimit. /Telegrafi/

makina-per-mbledhjen-e-mbeturinave-rrezon-strehen-demtohet-audi-qe-kushton-50-mije-euro-foto-2

makina-per-mbledhjen-e-mbeturinave-rrezon-strehen-demtohet-audi-qe-kushton-50-mije-euro-foto-3