LAJMI I FUNDIT:

Makina me pedale në formë hotdog-u ka dalur në shitje në një ankand online

Makina me pedale në formë hotdog-u ka dalur në shitje në një ankand online

Kompania ushqimore Oscar Mayer me bazë në Chicago, SHBA, u formua në vitin 1883, dhe prej asaj periudhe ka fituar njohje pothuajse globale, falë kamionëve promovues në formë hotdog-u të quajtur “Wienermobile”.

Wienermobile ka një histori interesante që daton nga viti 1936, pasi ndikoi në rritjen e kompanisë, si rrjedhojë e marketingut të mirë, përcjell Telegrafi.


Dhe kopja e këtij kamioni, por tani me pedale, po shitet në platformën e ankandit online, Bring-a-Trailer, për vetëm 2555 euro.

Kjo vlerë duket të ketë avancuar, nga ajo prej 185 eurove sa ka kushtuar më herët një makinë me pedale.

Ndryshe, blerësi i kamionit do të sigurojë “një copë unike të historisë” së marketingut të hotdog-ut. /Telegrafi/