Makarona të gatuar në mënyrë të përkryer, sipas Gordon Ramsay

Ky është sekreti i makaronave të gatuar në mënyrë të përkryer, sipas kuzhinierit të famshëm
Shefi i njohur i kuzhinës Gordon Ramsay ka zbuluar në kanalin e tij në YouTube se si të gatuhen makaronat në mënyrë të përkryer, që nuk janë as të butë, as ngjitës, por as të fortë.
Ai shpjegoi në detaje se si të siguroheni që makaronat tuaj të dalin gjithmonë “al dente”.
Sipas tij, ka katër hapa që ju ndajnë nga makaronat e përkryer:
1. Ena në të cilën gatuani duhet të jetë mjaft e madhe në mënyrë që makaronat të mos ngjiten. Sigurohuni që të shtoni një majë kripë në ujë.
2. Kur uji të vlojë, shtoni makaronat dhe ziejini për aq kohë sa shkruhet në paketim.
3. Kur të mbarojnë minutat e rekomanduar të gatimit, shijoni një copë makaroni dhe, sipas Ramsey-t, duhet të jetë kështu: "Makaronat nuk duhet të jenë të butë, as shumë të fortë dhe krokant. Thjesht duhet të jenë mjaft të fortë nga brenda".
4. Nëse është gatuar mirë, nxirrni menjëherë dhe kulloni. Shtoni pak vaj ulliri për të parandaluar ngjitjen.
Shikoni videon e plotë më poshtë:
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.

















































