LAJMI I FUNDIT:

Magjia e Kepit të Rodonit, në ”Cape of Rodon Green Village” gjeni veten në hartën e turizmit elitar mesdhetar

Magjia e Kepit të Rodonit, në ”Cape of Rodon Green Village” gjeni veten në hartën e turizmit elitar mesdhetar

Kepi Rodonit, një destinacion interesant për turistët në Shqipëri, ka filluar te zbulohet vetëm së fundmi.

Një rrip toke në formën e gadishullit me pamje mahnitëse dhe një det i cili duket si kombinimi më i mirë i natyrës mes rivierës dhe Adriatikut, dukej jo shumë i lakmuar. Ata të cilët më së shumti e vizitonin ishin adhuruesit e natyrës së virgjër, të qetësisë, privatësisë por edhe të apasionuarit pas historisë së vendit.

Kepi Rodonit përveç natyrës mahnitëse dhe pozicionimit strategjik, bart vlera të shumta kulturore dhe historike të cilat i rrisin vlerës si një destinacion i preferuar i turistëve në çdo kohë, përfshirë edhe të huajt.

Kodrat me gjelbërim, brigjet private të mbrojtura nga vetë natyra, afërsia me Tiranën, me Durrësin, me aeroportin, e kthejnë në vendin ideal për investime në sektorin e turizmit.

Ka të gjithë komponentët për të qënë destinacion për çdo grupmoshë dhe preferencë.
Ajo cfarë i ka munguar këtij vendi magjie janë investimet strategjike të cilët mund të krijojnë lehtësirat e nevojshme për të tërhequr turistët.

Në fakt tashmë kjo nuk është një mungesë. Në Kepin e Rodonit po ndërtohet “Cape of Rodon Resort”.

Një projekt i veçantë me një koncpet unik. Në majën e kodrës, me një pamje të magjishme. Vilat e ndërtuara janë në një plan dhe ndjesia që të krijojnë është të qënit shumë pranë natyrës, nga oborri dhe baçja juaj shquani një pyll me gjelbërim dhe detin e kaltër që pritet larg në horizont. Aty ku, nga cila dhomë e vilës tuaj shikon detin i cili bëhet njësh me qiellin.

Çdo vilë në shitje ka oborrin e saj me një privatësi totale, pishinë individuale dhe natyrisht magjinë e pamjes së pa cënuar. Stili arkitekturës përshtatet me magjinë e vendit duke sjellë arkitekturën e gjelbër dhe të veçantë në detaje.

Ndarja e ambienteve të ditës dhe të natës, prania e kornizave të mëdha të xhamit, format e kombinuara të interierit janë element goditës për këdo që njihet nga afër me këtë projekt.

Ndërkohë “Cape of Rodon Hotel” i vendosur në kreshtën e kodrës dhe me një formë që krijon mundësi për nje peisazh mahnitës, ju siguron se ky resort do të kthehet në destinacionin relaksi për pushuesit.

Të gjitha dhomat e hotelit janë me pamje nga deti dhe projekti përveç funksionalitetit ndërthur argëtimin me pasazhe për ecje gjatë gjatësisë së tij.

Pishinat për fëmijët me magjinë e formave të kalit të detit si dhe ajo infinit që pritet me detin dhe pishina e brëndshme që ofrohet për 12 muaj, e kompletuar me SPA and wellness, bare dhe restorante.

“Cape of Rodon Green Village” përveç pishinave dhe detit të kristaltë kompleton ofertën e saj me ambientet sportive për tenis, volejboll, shtigje për ecje dhe eskursione në natyrë.
E imagjinuar me bukurinë e natyrës por edhe me veçantitë e resorit “Cape of Rodon Resort”, ky Resort është nje copëz parajse në Mesdhe.

Për më shumë detaje rreth resortit ”Cape of Rodon Green Village”, vizitoni: www.capeofrodon.al ose kontaktoni me stafin tonë në ‭+355 68 409 6510‬

artikull i sponsorizuar