Ylli i muzikës pop, Madonna, shprehu mbështetjen e saj për iranianët përmes një postimi në Instagram, duke i inkurajuar ata të “qëndrojnë të fortë”, ndërsa reflektonte mbi lirinë, protestat dhe rezistencën.

Duke përmendur kufizimet me të cilat përballen gratë, si edhe ndalesat në lirinë e shprehjes, veshjes dhe lëvizjes, ajo tha se qëndron në krah të iranianëve që kërkojnë ndryshim.


“Populli i Iranit nuk ka njohur liri prej shekujsh. Nuk mund të pretendoj se e kuptoj plotësisht vuajtjen që është përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit”, shkroi ajo.


Të paktën 2,400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave, sipas një grupi për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, shkruan CNN.

Por, numri mund të jetë edhe më i lartë për shkak të ndërprerjes së komunikimeve dhe ndërprerjes së energjisë, që e kanë bërë më të vështirë llogaritjen e numrit.

Ndërprerja e energjisë ua bën pothuajse të pamundur iranianëve përhapjen e ndonjë mesazhi dhe ka nxitur rritje të dezinformimit me video të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale dhe pamje të vjetra që rishfaqen në internet.