LAJMI I FUNDIT:

Madhësia ka rëndësi, por ajo e vagjinës, e jo e penisit!

Madhësia ka rëndësi, por ajo e vagjinës, e jo e penisit!

Një studim i ri ka treguar se është madhësia dhe pozicioni i vagjinës që ndikon në aftësinë e saj për të përjetuar orgazëm.

Zakonisht, madhësia apo forma e penisit është pika kryesore e debatit kur flitet për kënaqësinë e një gruaje, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, studimi i ri ka shikuar diferencat e anatomisë së grave dhe se si ndikojnë në aftësinë e orgazmës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se mund të jetë vagjina ajo që e vendos nëse do të përjetoj orgazëm apo jo, e jo penisi.

Studimi i kryer nga ekspertët e Universitetit Indiana, kanë zbuluar se nëse klitorisi është i pozicionuar 2.5 cm apo më pak nga trakti i urinës, më lehtë do të arrijë orgazmën përmes seksit me penetrim.

Por, nëse klitorisi është i pozicionuar 3 cm apo më larg nga trakti i urinës, do të jetë shumë e vështirë arritja e orgazmës përmes seksit me penetrim. /Telegrafi/