LAJMI I FUNDIT:

Macron: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një riangazhimi të Francës në rajon

Macron: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një riangazhimi të Francës në rajon

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë deri më sot dhe se kjo vizitë zyrtare është një formë riparimi i gabimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, i lumtur që ndodhet në Shqipëri për këtë vizitë zyrtare.


Vizita e Macronit në Tiranë dhe nderimi i Kadaresë kthejnë vëmendjen e Francës drejt Shqipërisë dhe procesit të integrimit evropian
Lexo po ashtu Vizita e Macronit në Tiranë dhe nderimi i Kadaresë kthejnë vëmendjen e Francës drejt Shqipërisë dhe procesit të integrimit evropian

“Jam i lumtur që jam krah jush sot në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë që i është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina për më tepër se 1 vit e gjysmë, me rikthimin e luftës në Kaukaz dhe fatkeqësisht rikthimin e terrorizimit në vendin tonë. Dhe këtu dua të përmend miqtë tanë belgë dhe suedezë, sepse ju thashë dje Brukseli u sulmua mbrëmë dhe 2 shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Pra, po mendoj tani për ta miqtë tanë belgë dhe suedezë në këtë moment”, u shpreh Macron.

Begaj pret Macron: Të dënohen aktet e dhunës së Serbisë në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Begaj pret Macron: Të dënohen aktet e dhunës së Serbisë në veri të Kosovës

“Po thoja që të jem në krahun tuaj sot do të thotë që shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tuaj dhe në rajon, sepse ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte ardhur President i Republikës franceze, jo vetëm që t’ju vizitonte, por që të bënit një copë rrugë bashkë. Pra ishte momenti për ta bërë”, u shpreh Macron.

Pra, theksoi ai, “kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi, një formë rregullimi i gabimit nëse mund ta shpreh. Gjithsesi është një formë riangazhimi dhe rishpikje e marrëdhënies tonë”, nënvizoi ai.

Por, theksoi Macron, “nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon për vullnetin tonë”.

Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës dhe pjesë themelore e saj do duhet të jetë edhe Shqipëria.

“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipëri, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt, dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.

Macron është shprehur kundër burokracive për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.

“Nëse do kemi një Europë kapitull pas kapitulli, unë dua që të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara”, përfundoi Macron. /Telegrafi/