LAJMI I FUNDIT:

Macron: Polonia, Gjermania dhe Franca duhet ta udhëheqin Evropën pas Brexit-it

Macron: Polonia, Gjermania dhe Franca duhet ta udhëheqin Evropën pas Brexit-it

Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, presidenti francez Emmanuel Macron të hënën u bëri thirrje Polonisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, Franca synon që me këto dy shtete të punojë në formimin e Bashkimit Evropian pa Britaninë e Madhe, dhe të ndihmojë në sigurinë evropiane dhe marrëdhëniet me Rusinë.


Këto qëndrime janë bërë të ditura gjatë një takimi, midis presidentit polak, Andrzej Duda dhe homologut të tij Emmanuel Macron në Varshavë të Polonisë, ky i fundit bëri thirrje për ringjalljen e marrëdhënieve trepalëshe me Gjermaninë, duke kërkuar një takim të samitit para verës.

Presidenti francez ka potencuar se të tre vendet kanë përgjegjësi për të ardhmen e Evropës dhe duhet të rifillojnë atë rol, veçanërisht pas largimit të Britanisë javën e kaluar.

Macron më parë ka qenë kritik ndaj qeverisë së krahut të djathtë të Polonisë dhe politikave të saj, mirëpo vizita e tij do të ishte një pikë kthese në marrëdhëniet bilaterale në të ardhmen.

“Franca nuk është as për as kundër Rusisë, Franca është pro-Evropiane”, ka thënë Macron.

Ai ka shtuar se dialogu që kanë pasur me Rusinë në bashkëpunim me Gjermaninë, ka rezultuar me sukses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori