LAJMI I FUNDIT:

Macron: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen e Ohrit

Macron: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen e Ohrit

Në samitin e Bashkimit Evropian, presidenti francez Emmanuel Macron  ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar si progres të rëndësishëm.

Macron ka thënë se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti francez, siç transmeton “B92”, tha se është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të zbatojnë atë që është rënë dakord në Ohër.


“Përshëndes  marrëveshjen që u arrit më 18 mars me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrellit. Tani është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi, duke zbatuar menjëherë marrëveshjen në tërësinë e saj dhe në mirëbesim”, tha Macron, në fund të një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Liderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Lexo po ashtu Liderët e BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

Presidenti francez vlerësoi se Parisi dhe Berlini bashkëpunuan shumë ngushtë në lidhje me marrëveshjen dhe njoftoi se “do të vazhdojnë të jenë aktivë në këtë drejtim”.

Në fund të ditës së parë të samitit në Bruksel, liderët e vendeve të BE-së miratuan konkluzione në të cilat ata mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve “si pjesë integrale e rrugës së tyre drejt BE-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori