LAJMI I FUNDIT:

Macron: 2024 do të jetë viti i krenarisë franceze

Macron: 2024 do të jetë viti i krenarisë franceze

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në fjalimin e Vitit të Ri se viti 2024 do të ishte “viti i krenarisë sonë franceze”, i shënuar nga Lojërat Olimpike në Paris dhe rihapja e katedrales Notre Dame pas një zjarri shkatërrues.

“Vetëm një herë në një shekull njeriu pret Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, vetëm një herë në një mijëvjeçar rindërton një katedrale”, tha ai.


“2024, një vit vendosmërie, zgjedhjesh, rimëkëmbjeje, krenarie. Në fakt, një vit shprese”, shtoi i pari i shtetit francez.

Ndërkohë, Franca do të angazhojë 90 mijë policë pasi vendi përballet me “kërcënim shumë të lartë terrorist”, tha të premten Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, raporton skynews.

“Kam kërkuar një mobilizim shumë të fortë të policisë dhe xhandarëve tanë në një kontekst të një kërcënimi shumë të lartë terrorist, natyrisht për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe Palestinë”, tha Darmanin.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme franceze, numri i policëve të mobilizuar është afërsisht i njëjtë me atë për natën e Vitit të Ri vitin e kaluar.

Përveç kërcënimeve terroriste, Franca tradicionalisht sheh një rritje të shkeljeve të vogla, veçanërisht djegies së veturave, ndërsa njerëzit festojnë ardhjen e Vitit të Ri.

Vendet, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Austrinë, rritën kontrollet e sigurisë dhe mbrojtjen për kishat përpara meshës dhe festimeve të natës së Krishtlindjes.

Në muajin që po lëmë pas, katër anëtarë të dyshuar të Hamasit të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në tokën evropiane u arrestuan nga autoritetet gjermane dhe holandeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori