Macja kërceu mbi foshnjën në kopsht

Një nënë nga Aucklandi në Zelandën e Re dëshironte të xhironte një video simpatike me binjaket e saj që sapo kishin mësuar të ecin, por gjithçka u kthye në një situatë krejtësisht të papritur.
Lenore Coulter, nëna e vajzave 11-mujore, po filmonte vajzat e saj duke shijuar një ditë me diell.
Në videon që publikoi në Instagram shihet se binjaket ecin në oborr, dhe në një moment kamera humbet fokusin te njëra prej tyre. Coulter shkroi se vetëm për një çast kishte parë vajzën tjetër, dhe atëherë ndodhi gjithçka.
Në video shihet qartë se macja hidhet mbi fëmijën pa asnjë arsye të dukshme dhe e rrëzon atë në tokë.
Edhe pse shpesh flitet për ndikimin pozitiv të kafshëve shtëpiake në atmosferën familjare, në këtë rast situata ishte larg të qenit e këndshme. Coulter zbuloi se macja nuk i përkiste familjes së tyre.
Megjithëse sulmi e habiti, reagoi shpejt. Vajza e saj nuk mori asnjë lëndim. /Telegrafi/




















































