LAJMI I FUNDIT:

Macet janë kanakarët më besnikë se qentë

Macet janë kanakarët më besnikë se qentë

Macet janë të interesuara për njerëzit, janë besnike ndaj pronarit të tyre dhe janë fuqishëm të lidhura me njerëzit

Zakonisht thuhet që qentë janë më besnikë të njerëzve se macet, mirëpo hulumtimi i bërë në Universitetin amerikan në Oregon flet ndryshe, transmeton Telegrafi.


Ekipi i shkencëtarëve të cilin e ka udhëhequr dr. Kristine Vitale, ka bërë hulumtimin në 79 mace të vogla dhe në 38 mace të rritura.

Më parë nga pronari i kanë zhvendosur në të njëjtën hapësirë në të cilën njeriu është ulur në rrethin e shënuar.

Nëse macja do të hynte në rreth, njeriu nuk do të fillonte interaksionin me të dhe pas dy minutash do të ikte. Pas disa minutave sërish është kthyer në lokal dhe është ulur në rreth.

Sipas rezultateve të hulumtimeve, 64,3 për qind e maceve të vogla ka treguar besnikërinë e sigurt ndaj njerëzve (janë të relaksuar në shoqërinë e tyre pa marrë parasysh ambientin), ndërkaq 35,7 të ashtuquajturin prirje të pasigurt (kanë treguar gëzim kur njeriu është kthyer dhe nuk janë ndarë nga ai apo plotësisht e kanë injoruar).

Ngjashëm janë sjellë edhe macet e rritura – 65,8 për qind ka demonstruar miqësi të sigurt, ndërkaq 34,2 për qind miqësi të pasigurt.

Shkalla e prirjes te macet është diç më e lartë sesa te qentë. Ky është tregues që macet nuk janë të painteresuara për njerëzit, por që mund t’i jenë besnike pronarit të tyre dhe të lidhura shumë me njerëzit. /Telegrafi/