Alexis Mac Allister ka qenë një nga befasitë më të këndshme gjatë Kampionatit Botëror 'Katar 2022', duke shkëlqyer me fanellën e Argjentinës.

Mesfushori argjentinas ka tre vite që shkëlqen edhe në Angli me Brightonin, por duket se po kalon muajt e fundit në këtë skuadër.


24-vjeçari pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha si Atletico Madrid, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United e Juventus.

E ardhmja e tij do të jetë larg Brightonit dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij duke thënë se në verë do të ndryshoj skuadër.

“Normalisht, afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve ai do të jetë në një tjetër klub. Nuk e dimë ende se cilin, pasi bisedimet po fillojnë.

“Ka shumë mundësi që Alexis të luaj për një tjetër skuadër nga vera", u shpreh babai i mesfushorit të Brightonit.

imago1027533579h

Mac Allister këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze ku ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Ai ka kontratë me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2025, derisa Brighton synon të fitoj rreth 70 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app