LAJMI I FUNDIT:

LVV synon t’i bindë ndërkombëtarët se Këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit

LVV synon t’i bindë ndërkombëtarët se Këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit

Lëvizja Vetëvendosje po synon që t’i bindë aleatët ndërkombëtarë se këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në partinë që qeverisin me vendin, thonë se ideja e tillë është ekuivalente me pakicat në vendet e rajonit dhe nuk e rrezikon funksionimin e brendshëm të Kosovës. Derisa, ritheksojnë pozicionin kundër themelimit të Asociacionit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë për KosovaPress, se kërkesa për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin vazhdimisht ka qenë qëndrim i ambasadave në Kosovë dhe nuk është risi presioni i fundit i tyre, por sipas tij, papërgjegjësinë e atëhershme të klasës politike do ta korrigjojnë.


“Kërkesa për zbatimin e asociacionit nuk është diçka e re, vazhdimisht ka qenë qëndrim i ambasadave në Kosovë, për fat të keq i papërgjegjësisë së klasës politike që është krijuar një realitet i cili neve na ra barrë për ta korrigjuar…Është e papranueshme që për funksionimin e mirëfilltë të brendshëm të Kosovës të instalohet një mekanizëm që funksionon si pushtet i tretë.

Ai mekanizëm të jetë në kriterin etnik dhe ne nuk mund ta rrezikojmë funksionimin tonë të brendshëm duke u nisur nga përgjegjësia e paraardhësve tanë dhe veçanërisht tek insistimi i kërkesave serbe, që është kërkesa kryesore e Vuçiqit në këtë proces të bisedimeve. Ne duhet të punojmë shumë me miqtë tanë ndërkombëtar, me ambasada se implementimi eventual i kësaj ideje e defunksionalizon Kosovën”, thotë Abrashi.

Ai deklaron se fakti që kundërshtojnë asociacionin, nuk do të thotë që nuk kanë alternativë tjetër.

Sipas tij, Këshilli nacional për komunitete është zgjidhja e vetme për përfaqësimin e komunitetit serb dhe të tjerave në Kosovë.

“Fakti që ne kundërshtojmë diçka nuk do të thotë që nuk kemi alternativë. Prandaj prezantimi i kësaj ideje, i këshillit nacional për komunitete që jetojnë Kosovë, përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e tyre, e që është ekuivalente në vendet e rajonit nuk e rrezikon de funksionimit e brendshëm të Kosovës. Këtu jemi për t’i shtyrë ato, por problemi i Asociacionit është dikur tjetër, Serbia nuk e shikon Asociacionin si mundësi për përfaqësimin e interesave të serbëve, por si mekanizëm bllokues dhe sabotues të shtetit të Kosovës. Prandaj kjo alternativë karshi Asociacionit mono-etnik është zgjidhja e vetme për përfaqësimin e komuniteteve serbe dhe të tjera në Kosovë”, deklaron ai.

Abrashi flet edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, për të cilin thonë se është në rrugë të mbarë për implementimin e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore.

“Pjesa e ç‘kapjes së shtetit, çka është shumë e rëndësishme për ne është në rrugë të duhur. Ka shumë institucione të pavarura që po iu kthehet kredibiliteti i humbur si rezultat i ndikimeve partiake dhe politike, e për fat të keq të njëjtën akuzë po e bënë opozita ndaj neve, por e cila nuk qëndron. Pra po shohim dita ditës që gjërat kanë filluar të kthehen në binar, por duhet ende shumë punë. Në këto tre muaj të kësaj qeverisje i konsideroj si shumë produktive dhe presim që ditëve në vijim të shtohet ky intensitet i punës dhe t’i shohim të realizuar të gjitha premtimet e fushatës”, thekson Abrashi.

Abrashi, i cili është edhe kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, thotë se janë në fazën finale për emrin e kandidatit për kryetar të komunës, derisa e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat.

“Aty është një frymë e mirë, natyrisht se do të shqyrtohet shumë opsione. Gjithë anëtarët tanë e kanë të drejtën të kenë një parapëlqim të tyre, ose tash të kalojnë në fazën kur duhet të aplikohen rregullat statutare. Natyrisht cili do që tjetër kandidati dhe ne të fillojmë përgatitjet për ta analizuar fitoren e dytë në Prizren… Përmenden shumë emra, por nuk e kam shqyrtuar një gjë të tillë. Ajo çka mund të them është që kontributi im më i madh është në Kuvendin e Kosovës”, thotë Abrashi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori