Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën eventuale të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do të dëshmojnë përmes përkrahjes për vetëshkarkimin e deputetëve.
“Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, pa asnjë dyshim. Tashmë këtë gatishmëri për zgjedhje e kemi shoqëruar edhe me gatishmëri për të mbështetur kërkesën eventuale të opozitës për të shpërndarë Kuvendin. Mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2020, ekziston vetëm një mundësi për të shkuar me automatizëm në zgjedhje, kjo është shpërndarja e Kuvendit. Shpërndarja e Kuvendit kërkon dy të tretat e deputetëve dhe nuk kërkon nënshkrime, thjesht nëse ka kërkesë për të shpërndarë Kuvendin, është çështje pastaj e deputetëve në mënyrë të hapur”, thotë ai.
Sipas tij, nëse partitë opozitare i kanë pasur seriozisht kërkesat e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, atëherë tash e kanë mundësinë që të iniciojnë kërkesën për shpërndarjen e legjislaturës së tetë.
Megjithatë, ai është skeptik se opozita do të bëjë një gjë të tillë, madje duke ironizuar pyet se çfarë opozite është ajo e cila nuk është e gatshme për zgjedhje.
“Nëse opozita ka pasur me gjithë mend kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, unë mendoj se tash e kanë rastin për të jetësuar këtë kërkesë dhe dëshirë të tyre, nëse vërtet e kanë pasur të tillë. Në anën tjetër, çfarë opozite është ajo opozitë e cila nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kudo, në cilido vend demokratik dhe kurdo opozita presupozohet të jetë më e gatshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse vërtet e kanë me të gjithë mend që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, atëherë e kanë rastin për të iniciuar kërkesën për të shpërndarë Kuvendin dhe natyrisht LVV-ja do të mbështesë me votë”, shton Rrustemi.
Ndryshimi i qëndrimit të LVV-së për zgjedhje të parakohshme, deputeti Rrustemi thotë se nuk është i ndërlidhur me presionin ndërkombëtar për çështjen e dinarit dhe të themelimit të Asociacionit.
Ai është i bindur se LVV-ja, do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve dhe se me qeverinë do të udhëheq sërish Albin Kurti.
“Lëvizja Vetëvendosjes është e bindur edhe nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të jetë fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve dhe do të jetë përsëri ajo që do të qeverisë me Kosovën. Do të jetë përsëri kryeministri Kurti që do të përballet me këto procese që po ndodhin në Kosovë dhe përreth Kosovës. Unë nuk do të doja të ndërlidhi, nuk mendoj se as njëra e shkakton tjetrën dhe as tjetra nuk e shmang njërën”, deklaron ai.
Duke folur për dërgimin e propozimeve në Bruksel për rregulloren e BQK-së dhe takimin e javës së ardhshme të kryenegociatorëve, Rrustemi thotë se e njëjta është e padiskutueshme dhe se nuk do të vihet në pikëpyetje.
Siç thotë ai, e vetmja çështje që do të diskutohet janë opsionet që do të mundësojnë transferimin e mbështetjes financiare nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës.
“Rregullorja e BQK-së, është e padiskutueshme, nuk vihet në pikëpyetje, sikurse nuk diskutohet përdorimi ose jo i dinarit në Kosovë. Thjesht po diskutohen opsionet që mundësojnë le të themi transferimin e mbështetjes financiare që parashihet me ligj nga Serbia për qytetarët e Kosovës të përkatësisë serbe. Për të siguruar se kjo mbështetje financiare arrin te përfituesi i fundit, pra nuk po diskutohet rregullorja dhe as dinari. Pas periudhës tranzitore, valuta e vetme që do të përdoret në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun do të jetë euro”, shton Rrustemi.
Më tej, ai rendit, siç thotë sukseset që Qeveria Kurti ka arritur tri vjet nga marrja e detyrës.
“Gjatë këtyre tre viteve përveç luftimit të korrupsionit dhe ndalimit të korrupsionit që ka qenë i pranishëm në nivelin e lartë te zyrtarët publikë, përmirësimit të bazës ligjore në secilin sektorë, konceptimin dhe inicimin e reformave rrënjësore në shumë sektorë, drejtësi, arsim, energjetikë dhe shëndetësi, deri le të themi përmirësimi i parametrave të zhvillimit ekonomik dhe performancës financiare të Kosovës.
Në rrafshin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, në këto tre vite dhe këtë qeverisje e ka karakterizuar një vendosmëri për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, për të respektuar Kushtetutën kudo, në secilën pjesë dhe ka qenë përballja e vendosur përballë Serbisë për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, përfundon Rrustemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova