LAJMI I FUNDIT:

LVV, PDK e LDK reagojnë pas publikimit të sondazhit nga UBO Consulting

LVV, PDK e LDK reagojnë pas publikimit të sondazhit nga UBO Consulting

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka dalur i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind.


Pas publikimit të këtyre matjeve kanë ardhur reagimet nga subjektet politike.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka përmes një reagimi në Facebook duke ju referuar në mënyrë indirekte këtyre matjeve ka thënë se nuk ka forcë që e ndalë “qeverisjen e drejtë” të kryeministrit Kurti.

“U përpoqën me fake profile e fake llogari të ndryshojnë rezultate nëpër sondazhe të mbrëmjeve. Dështuan. Por, sonte, ashtu siç u paralajmërua, del sondazhi real i matjeve të atyre që ekzistojnë, i qytetarëve të vërtetë të Kosovës. Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka.

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar këto matje pasi sipas tij për PDK-në u dhanë tri opsione e për LDK-në vetëm një.

“Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj.  Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, ka shkruar Abdullahu.

Sipas rezultateve të OMNIBUS, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku
Lexo po ashtu Sipas rezultateve të OMNIBUS, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Sikurse Manxhuka edhe ai  thotë se PDK-në nuk ka kush që e ndalë.

“Gjithsesi, kot e keni: PDK është nisur, po rritet e fuqizohet çdo ditë dhe nuk ka kush që e ndalë”, ka shkruar tutje Abdullahu.

Për sondazhe kanë folur edhe në LDK.

Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi ka shkruar në FB se kur rezultatet nuk ekzistojnë, “pushteti aktivizon propagandën”, për publikim të sondazheve të saj.

“Në vend se sot të listohen të arriturat, e të angazhohet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, ky pushtet i kthehet të vetmes punë që di ta bëjë, propagandës. Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara” , ka shkruar Halimi.

Derisa sipas deputetit të LDK-së Besian Mustafa, sondazhi u bë me 800 persona.

“Fatura të larta energjetike? Dështim në PISA? Dështim në shëndetësi, infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër? Porositni një sondazh të rremë shpejtë, shpejtë, ngutu, ngutu qaty me 800 persona në krejt Kosovën sa me qitë VV-në kinse mirë me numra”, ka shkruar Mustafa.

“Asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren”, ka deklaruar deputetja tjetër e LDK-së Hykmete Bajrami.

“Qytetarët po pyesin ku janë ndërtuar 160 çerdhet, çka po ndodhë me faturat e energjisë elektrike, kur do të ndërtohen 4000 banesat për çiftet e reja, kur do të shkarkohet Martin Berishaj, a luftohet korrupcioni me 2140 kontrata me negocim të drejtëpëdrejtë, kur do të vjen njohja e parë nga ana e kësaj Qeverie, çka po ndodhë në arsim, ku janë investimet në shëndetësi, çka ndodhi me sigurimet shëndetësore, kur do të bëhet vetingu në drejtësi”, ka deklaruar Bajrami.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka matjet e veta, me dhjetra mijëra anketa janë bërë deri me tani dhe rezultatet janë tepër inkurajuese për ne. Qytetarët e vendit krahas propagandës së partisë në pushtet kanë programin konkret të Lidhjes Demokratike ”Rruga e Re””, ka vijuar tutje reagimin Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori