LAJMI I FUNDIT:

LVV, PDK, AKR e VAKAT garojnë bashkë në Mitrovicën e Veriut, Krasniqi: Unitet karshi nevojave të qytetarëve

LVV, PDK, AKR e VAKAT garojnë bashkë në Mitrovicën e Veriut, Krasniqi: Unitet karshi nevojave të qytetarëve

Kryetari i PDK-së ka përshëndetur bashkimin e shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, në një listë të përbashkët zgjedhore në garë për Mitrovicën e Veriut.

“Bashkimi i shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, pa dallime etnike e partiake, për të garuar të bashkuar e pa flamuj partiak në Mitrovicë të Veriut, është shembull i jashtëzakonshëm i unitetit karshi nevojave të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook kryetari i PDK-së.


Në takimin me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica” në selinë e PDK-së, Krasniqi thotë se u diskutua për zgjedhjet dhe përgatitjet që janë bërë për atë pjesë të Kosovës.

“Gjatë diskutimit të përbashkët me Erden Atiq, kandidat për kryetar komune që vjen nga LVV, Skender Sadiku, bartës i listës nga shoqëria civile dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Florent Azemi nga PDK, Petrit Miftari nga shoqëria civile, Nedzat Ugljanin nga VAKAT dhe Betim Osmani nga AKR, diskutuam për sfidat me të cilat po ballafaqohen dhe nevojën e bashkëpunimit të tyre për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në këtë komunë”.

Krasniqi thotë se vota e qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për këtë listë të përbashkët, është votë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë atje.

“Është votë që qytetarët e veriut të vendit të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet”, ka vazhduar tutje Memli Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori