Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba të larta ndaj subjekteve politike për shkeljet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Deri më 2 shkurt, vlera totale e gjobave të vendosura nga PZAP ka arritur në 515,000 euro.
Gjobat janë shqiptuar për shkelje të ndryshme të Kodit të Etikës, duke përfshirë përdorimin e gjuhës nxitëse të urrejtjes, përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale, vendosjen e materialit propagandistik në hapësira publike pa leje dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës.
Subjektet më të ndëshkuara nga PZAP
Sipas vendimeve të PZAP, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shkelësve me 30 raste të evidentuara, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 raste, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19 raste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 raste dhe Koalicioni për Familjen me 5 raste.
Në aspektin financiar, gjobat janë shpërndarë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 171,000 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 125,000 euro
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 97,500 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 66,200 euro
Koalicioni për Familjen – 26,100 euro
Lista Serbe – 13,500 euro
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 3,000 euro
SRB Demokratija – 7,500 euro
Partia Kosovksi SRBA – 7,200 euro
Nova Stranka – 1,500 euro
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1,500 euro
Partia e Ashkalinjve për Integrim – 1,000 euro
Shkeljet më të shpeshta gjatë fushatës
PZAP ka evidentuar një numër të madh shkeljesh nga subjektet politike, duke përfshirë:
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes: Disa kandidatë kanë përdorur retorikë përçarëse dhe fjalor ofendues kundër kundërshtarëve politikë gjatë tubimeve dhe postimeve në rrjete sociale.
Keqpërdorimi i resurseve publike: Kandidatë dhe zyrtarë të caktuar janë kapur duke shfrytëzuar hapësirat publike dhe institucionet shtetërore për promovim elektoral.
Vendosja e materialeve propagandistike pa leje: Posterët dhe banderolat e partive janë vendosur në hapësira publike pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Përdorimi i fëmijëve në aktivitete elektorale: Në disa raste, janë raportuar tubime elektorale ku kanë marrë pjesë fëmijë nën moshën 15 vjeç, duke shkelur rregullat e fushatës.
PZAP ka theksuar se masat ndëshkuese synojnë të mbajnë një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë nga presionet e paligjshme. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto gjoba do të kenë ndikim në sjelljen e partive politike në ditët e mbetura të fushatës.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 pritet të jenë një ndër proceset më të vëzhguara, duke pasur parasysh tensionet politike dhe sfidat në respektimin e rregullave zgjedhore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…… deri kur?

“LVV të ofrojë tre kandidatë për kryetar Kuvendi” – Rashiti paraqet 10 opsione për tejkalimin e ngërçit politik

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

"Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë", Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare

Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

"Situatë e neveritshme", deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV

Shtohen edhe 8 shërbime të reja në e-Kosova, Kurti: Më shumë shërbime digjitale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe