LAJMI I FUNDIT:

LVV: Lajçak tha se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e Albin Kurti

LVV: Lajçak tha se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në takimin e sotëm me Përfaqësuesin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak diskutuan për rifillimin e dialogut me parime e marrëveshje për normalizim midis dy vendeve.

Sipas LVV-së, Lajçak citohet të ketë thënë se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e kryetarit Albin Kurti.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë z. Lajçak gjatë takimit theksoi interesimin e Brukselit për dialog me parime e marrëveshje për normalizim midis dy vendeve. Por, z. Lajçak u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e Kryetarit Albin Kurti dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo duke marrë parasysh përkrahjen gjithnjë në rritje dhe ndikimin e madh brenda vendit. Ai njoftoi që Brukseli po punon për rifillimin e dialogut i cili pritet të nis në muajin që vjen.

Ndërsa, Kurti nënvizoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm. Dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli. Prandaj, zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmagmshme për një qeveri legjitime e kredibile të dialogoj dhe të arrij një marrëveshje të qëndrueshme e afatgjate”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i LVV-së, Albin Kurti së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacolli Dalipi dhe anëtarin e kryesisë Glauk Konjufca. Ndërkaq Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ishte i shoqëruar nga shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, Anna Maria Boura, kryesuese e COËEB, Katharina Kandt, këshilltare e Lajçak dhe Umerr Al – Khatib, këshilltar politik në zyrën e BE-së.

Në fund, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin e rregullt dhe të sinqertë në mënyrë që të informojnë njëri tjetrin për zhvillimet e mundshme në skenën politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori