LAJMI I FUNDIT:

LVV hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë, Vitia: Fitorja jonë është e sigurt

LVV hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë, Vitia: Fitorja jonë është e sigurt

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sot hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë.

Kandidati për deputet Arben Vitia ka thënë se fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit është e sigurt.


“Sot edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit. Këtu jemi një pjesë e kandidatëve për deputet nga LVV dhe lista e Vjosës. Kemi vendosur kështu të fillojmë hapjen e fushatës për shkak të pandemisë dhe nuk mund të mbajmë tubime sikurse herëve të tjera”, ka thënë Vitia.

Ai uruar të gjithë qytetarët për fitoren e LVV-së.

“Fitorja e 14 shkurtit për LVV është e sigurt, dhe deri më 14 shkurt në mënyrë të dinjitetshme secili prej kandidatëve tonë në çdo lagje do të shkojmë të takojmë qytetarët në mënyrë kjo fitore të jetë sa më substanciale dhe sa më bindëse. Ju uroj qysh tani fitoren që e presim më 14 shkurt”, u shpreh Vitia.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt. /Telegrafi/