Përveç një takimi që ka ndodhur javën e kaluar, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk janë takuar më për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike, që dolën të parat në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Por nga këto dy parti kanë mohuar të jetë paraqitur ndonjë problem që do të pengonte vazhdimin e bisedimeve.
Takimet mes dy partive do të vazhdojnë së shpejti, thonë për Telegrafin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhunka tha për Telegrafin se arsyeja pse nuk janë takuar grupet punuese janë objektive.
“Nuk ka pasur ndonjë takim ditëve të fundit pas takimit të liderëve dhe pas krijimit të grupeve punuese dhe dakordimit për të krijuar harmonizimin e programeve dhe projekteve të qeverisë së ardhshme. Arsyeja se pse ende nuk janë takuar grupet punuese janë objektive për shkak të nje rasti të vdekjes dhe sigurisht se pas kësaj grupi ynë punues dhe ai i LDK-së do të fillojnë konsultimet”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Gjithashtu, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha për Telegrafin se do të vazhdojnë takimet e grupeve punuese.
Kurse, nga takimi që u zhvillua gjatë javës së kaluar mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës si dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, u bë e ditur që të dyja partitë janë të gatshme për të filluar bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare.
Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.
Ai para mediave ka shtuar se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.
Ndryshe, nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht dhe votat nga diaspora.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka mohuar raporimet në disa media lidhur me ndarjen e ministrive në mes LDK-së dhe LVV-së për qeverinë e ardhshme, duke thënë se nuk është diskutuar asnjëherë deri tash për këtë çështje.
Ai ka deklaruat se raportimi në media për ndarje të ministrive janë spekulative, sepse ato nuk janë ndarë dhe nuk është diskutuar ende për to.
Ai tha se grupi punues nga LDK është mandatuar për të dhënë dinamikë të re për harmonizimin e politikave sektoriale në mes grupit punës të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Për Lutfi Hazirin, ndarja e resorëve është puna më e lehtë, teksa pati edhe një porosi sa i përket ndarjes së ministrive.
Edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar zërat se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtatë ministri në koalicionin e ardhshëm qeverisës, teksa kanë theksuar se ata asnjëherë nuk do të bien pre e kushtëzimeve në negociatat mes tyre, pasi sipas tyre nëse ka kërkesa të papranueshme, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje.
Ajo thotë se përkundër faktit që kanë caktuar grupet punuese për të negociuar me LDK, takime të tilla ende nuk kanë ndodhur.
Për Haxhiun është shumë e rëndësishme që sa më parë të fillojnë negociatat me LDK-në për formimin e qeverisë së re.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, pasur nga LDK me një diferencë të vogël votash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri