LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri: Më ka mbetur merak që gruaja ime nuk ka kënduar në dasmën tonë

Lutfi Haziri: Më ka mbetur merak që gruaja ime nuk ka kënduar në dasmën tonë
Lutfi Haziri (Foto: RTK/YouTube)

Në një emision televiziv të mbushur me rrëfime dhe detaje të veçanta, politikani i njohur nga Gjilani, Lutfi Haziri, ka shpalosur aspekte të ndryshme të jetës së tij.

I ftuar në “Show i së Premtes me Adelinën”, të udhëhequr nga këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, Haziri ka dhënë një pasqyrë të rrallë të udhëtimit të tij politik dhe të momenteve më personale që kanë shënuar jetën e tij dhe atë të familjes.

Ndër të tjera, Haziri ka zbuluar një kujtim të ëmbël të shoqëruar me një ndjenjë pendese nga dasma e tij me këngëtaren Myrvete Bajrami – Mikja. Ai ndau me publikun një gjë që i ka mbetur peng: faktin se Myrvetja apo e njohur ndryshe si Mikja nuk ka kënduar në dasmën e tyre. “Më ka mbetur peng që nuk ka kënduar në dasmën tonë”, tha Haziri.


Lutfi Haziri dhe Adelina Ismaili (Foto: RTK)

Ai tregoi me një farë habitje se, përkundër të qenit gruaja e tij dhe një këngëtare e njohur, Myrvete Bajrami nuk u ngjit asnjëherë në skenë për të kënduar gjatë festës së dasmës.

Sipas Hazirit, edhe pse ai dhe gruaja e tij kishin diskutuar këtë ngjarje të nesërmen, asnjëri nuk arriti të kuptojë se si mundi të ndodhte që të linte një gjurmë kaq të rëndësishme në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tyre bashkë.

Kjo detaj i rrallë dhe personal nga jeta e një figure publike tregon se si ngjarjet e jetës mund të mbeten të pakuptuara edhe për protagonistët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Magazina
Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Magazina
Çfarë e çoi drejt fitores, kopjoi Luizin?, Zhaklin Lekatari: S’ka lidhje fare, Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

Çfarë e çoi drejt fitores, kopjoi Luizin?, Zhaklin Lekatari: S’ka lidhje fare, Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

Magazina
Loredana ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Pavarësisht se bën kështu si engjëll, më ngrite nervat, mos e kruaj

Loredana ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Pavarësisht se bën kështu si engjëll, më ngrite nervat, mos e kruaj

Magazina
Xheneta reagon ndaj kritikave pas videos ironizuese me Brikendën: Qenkni 'prekë', moralistë, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur 'VIPa'

Xheneta reagon ndaj kritikave pas videos ironizuese me Brikendën: Qenkni 'prekë', moralistë, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur 'VIPa'

Magazina
Olta Gixhari magjeps me elegancë në një mbrëmje glamuroze, rrëmben gjithë vëmendjen

Olta Gixhari magjeps me elegancë në një mbrëmje glamuroze, rrëmben gjithë vëmendjen

Magazina
Kalo në kategori