LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Nuk kam pritur që në partinë e Albin Kurtit të jenë një pjesë e udbashëve

Lushtaku: Nuk kam pritur që në partinë e Albin Kurtit të jenë një pjesë e udbashëve

Sami Lushtaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka komentuar profilet e disa personaliteteve kryesore politike në Kosovë.

Presidentin Thaçi, ai e ka konsideruar politikanin më të duhur të vendit.


“E respektoj Thaçin, e çmoj, e kam mik, nuk e di ai sa më ka mik por është politikan i aftë”, tha ai.

I pyetur se kush është më i mirë si politikan, Thaçi apo Veseli, Lushtaku thotë se të dy janë të mirë por Thaçi është politikan më i mirë.

“Edhe Kadri Veseli është një prej liderëve të mirë të Kosovës”, shprehet Lushtaku.

Për Ramush Haradinajn ai ka thënë se respekton dhe e çmon rolin e tij në luftë por thotë se ka dilema për rolin në politikë.

Duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Lushtaku tregon se ai e ka vizituar pasi kishte dalë nga burgu në vitin 2004.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës është shprehur se ka pasur respekt për Kurtin si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij gjërat kanë ndryshuar kur “Kurti është bërë strehë e njerëzve si Shkelzen Gashi”.

“Nuk kam pritur që njerëzit e Albin Kurtit të shajnë UÇK-në dhe të tentojnë ta kriminalizojnë UÇK-në. Nuk kam pritur që brenda subjektit të tij politik të jenë një pjesë e udbashëve dhe e njerëzve që urrejnë UÇK-në, sepse unë mendoj se duke urryer UÇK-në urrejnë edhe Kosovën”, deklaron ai.

Lushtaku thotë se flamurin e lëshoi Vetëvendosje dhe vet Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori