Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se vetëmenaxhimi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
E ftuar në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për opozitarizmin e LDK-së karshi zhvillimeve dhe Qeverisë, Lushaku ka thënë se ka pasur parime të Lëvizjes Vetëvendosje për Asociacionin të cilat sipas saj kanë rënë në tokë.
“Ka një diskrepancë totale në mes të asaj që pajtohet LVV në procesin e dialogut për të gjitha dakordimet e bëra por ka edhe një diskurs publik karshi elektoratit shumë të kujdesshëm dhe që luan me ndjenjat e qytetarëve duke mos thënë saktësisht atë që është arritur”.
“Ka pasur principe, parime, që i ka vënë si parakushte, ka thënë që do të jetë prioriteti i fundit, që kërkon njohje reciproke, marrëveshje finale, të cilat kanë rënë në tokë duke u dakorduar për një marrëveshje që qysh në premabulë pranon të evitojë të kaluarën, të tejkalojë të kaluarën, dhe kjo ka qenë një kompromis i jashtëzakonshëm që nuk është bërë në marrëveshjet e tjera dhe pikë e së cilës për herë të parë prezantohet një koncept i ri që është vetëmenaxhimi që në esencë është më shumë se Asociacioni”, është shprehur ajo.
Siç ka theksuar Lushaku, vetëmenaxhimi është i padefinuar e që sipas saj, përfshinë të gjithë komunitetin serb “që mund të jetë krejt përtej komunave serbe”.
Sa i përket deklaratave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, Lushaku ka thënë se të dy janë të koordinuar në kuptimin e roleve.
“Njëri i flet elektoratit të vet për ta mbajtur gjallë dëshirën për të besuar në diçka që këto marrëveshje janë vërtetë në linjat e dëshirës të elektoratit të VV-së dhe në anën tjetër kemi një kryeministër që herë thotë se është arritur Asociacioni me këtë marrëveshje është siguruar impelmentimi e herë thotë nuk ka Asociacion aty, insiston që të përdoret termi vetëmenaxhim sepse është më lehtë i arsyetueshëm”.
Siç ka thënë ajo, krejt kjo krijon një huti te publiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Raporti: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
Analistët: Ka ftohje mes Kosovës dhe Gjermanisë, Procesi i Berlinit pikë kritike për marrëdhëniet mes dy vendeve
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
Kompania e afërt me Radoiçiqin, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan
I dyshuari për vrasjen e tri grave replikë me gazetarët në Gjykatën e Tiranës: Do vijë dhe momenti juaj
Qeveria i përgjigjet kritikave të Sarrazinit
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?