Don Lush Gjergji ka uruar besimtarët për kremten më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Në ceremoninë e meshës për Krishtlindje, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që kjo të jetë ditë e festës të jetë e faljes dhe e gëzimit.
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë tha se pikërisht ajo është shembulli se si duhet të shërbesh për njerëzit në nevojë.
“Nderoje, duaje, shërbeje, ndihmoje, vëllain apo motrën njeri. Dhe mësoje se të shërbesh do të thotë të mbretërosh dhe mësoje se aty ku nuk ka jetë nuk ka dashuri. Aty ku nuk ka dashuri nuk ka jetë, nuk ka lumturi. Zoti ka dashur që të na jap një bijë, një motër dhe një nënë që Nënën tonë Terezën, gjakun e së cilës e kemi këtu në mesin tonë ajo ishte e përvuajtur , ajo ishte vazhdimisht në shërbim të të varfërve dhe më të varfërve. Atyre që vdesin nëpër trotuare dhe qoshet e botës, e fëmijëve të cilët ishin të kërcënuar dhe rrezikuar“, ka thënë ai.
Ai ka uruar që këto kërshëndella të jenë ditë të gëzimit dhe faljes.
“Le të jenë këto kërshëndella ditë të gëzimit, ditë të jetës, ditë të dashurisë, ditë të faljes, ditë të paqes së plot me vetveten, me njëri-tjetrin dhe me të madhin Zotin”, ka uruar ai.
Më tej, në ceremoninë e kujtimit të Krishtit, Don Lush Gjergji tha para besimtarëve që është me rëndësi të angazhohen me përkushtim dhe kujdes për këtë jetë.
“Dashtë Zoti që kjo festë të na i mbushi mendjen, e mbi të gjitha zemrën me këtë porosi. Zoti e ka vetëm një porosi dhe porosia e tij është ‘Të dua, të kam krijuar, dëshiroj të jetoj me ty dhe një ditë bashkë me ty të kalojmë në amshimin e lumtur’. Çfarë nuk ka bërë Zoti ynë për ne dhe për shërbimin tonë. Të mësohemi edhe ne të angazhohemi në jetën tonë shpirtërore me kujdes, përkushtim dhe mbi të gjitha me dashuri”, ka shtuar ai.
Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Kjo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'