LAJMI I FUNDIT:

Luran Ahmeti: Duajeni profesionin që bëni me të gjitha sakrificat dhe mundimet që i ka…

Luran Ahmeti: Duajeni profesionin që bëni me të gjitha sakrificat dhe mundimet që i ka…

Luran Ahmeti, padyshim është një ndër emrat më të njohur për publikun shqiptar, i cili për shumë vite rradhazi me aktrimin e tij bëri për vete shumë njerëz që e ndoqën nëpër shfaqje teatrale, filma dhe seriale. Ai vjen në një intervistë për portalin Telegrafi në Maqedoni ku rrëfen për fillimet e karrierës dhe sfidat që ka kaluar, duke treguar dhe për angazhimet aktuale me të cilat po merret.


Intervistoi: Valon Osmani

Si lindi dëshira për tu marrë me aktrim? .
Është një pyetje të cilës i jam përgjigjur shumë shpesh, si privatisht por edhe nëpër intervista. Po studioja gjuhë dhe letërsi shqipe, dhe aty u bë një grup amator teatri dhe unë u angazhova, aty e kuptova se aktrimi ishte ajo që e doja.

Cilat janë anët pozitive dhe negative të këtij profesioni?
Pozitive për mua është që e bëj atë që dua, ke mundësi levizjeje më shumë, kohë të lirë pak më shumë se të tjerët në periudha të caktuara e shumë gjëra të tjera. Negative natyrisht është lodhja e madhe fizike gjatë punës, pagat e ulta, mosrespektimi nga shoqeria e gjërë në krahasim me botën, e shumë tjera!

A është profesion sakrifikues për jetën private?
Secili profesion kur punohet me devotshmëri dhe pasion me automatizëm është sakrifikues.

A ka pasur Lurani sfida profesionale dhe si i ka kaluar ato?
Çdo rol që e kam pasur në jetë e kam pas sfidë në vete. Të gjitha i kam kaluar, ca më mirë se tjerat, por si e dhe sa mirë, ju ngelet të tjerëve ta thuan e jo mua.

Me çfarë po merresh aktualisht?
Aktualisht po bëjmë gati shfaqen “Bregu i Pikëllimit” që do të jetë shfaqje për rihapjen e godinës së Teatrit Shqiptar në Shkup.

Si e komenton organizmin e jetës kulturore dhe artistike në Maqedoninë e Veriut?
Organizime nuk kemi. Ndodhin evenimente të kohëpaskohshme kulturore, por kjo nuk mund të quhet organizim. Kultura si gjithçka tjetër është politizuar tej mase. Dhe duke qenë kështu është në një erresirë të madhe. Do të na duhet shumë punë dhe kohë për të dalë nga kjo errësirë.

Një mesazh për të gjithë ata që duan të merren më aktrim?
Nëse e doni profesionin me gjithë sakrificat dhe mundimet që i ka, duke mos pasur në mendje famë ose glamur atëherë bëjeni. Nëse e keni në mendje famën dhe glamurin atëherë merruni me diçka tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori