Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Serbia që të tërheq fletarrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Një ditë pasi u miratua Rezoluta në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet lirimi i Haradinajt dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-Së, ka reaguar Lunacek.
Ajo në Twitter shkruan se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë procesin e dialogut, ndërsa Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë e saj urdhrin e vjetruar (2004!) ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251