LAJMI I FUNDIT:

LUMI

LUMI

Poezi nga: Juan Laurentino Ortiz
Përktheu: Maksim Rakipaj

Shkova te lumi, e ndjeja
përpara, pranë meje.
Degët kishin zëra
që nuk arrinin tek unë.
Rrjedha e tij thoshte gjëra
që nuk arrija t’i kapja.
Madje, një si ankth përjetoja.
Doja të kuptoja,
të ndjeja, çka thoshte qielli i mugët
dhe i zbehtë, në dy rrokje të zgjatura i pasqyruar,
por nuk mundja.
Duke u kthyer
– isha unë që kthehesha në shtëpi –
me penën e pasigurt
i vetmuar ndjehesha
mes të fundmeve gjëra të fshehta.
Ndjeva lumin brenda meje beftas,
brenda meje rridhte
me brigjet që i dridheshin,
me pasqyrime të thella
të thyera.
Brenda meje rridhte me gjithë degëzimet.
Qe një lum në perëndim,
pemët tek unë psherëtinin,
brigjet e lartë me bar
brenda meje binin.
Më përshkonte një lum, një lum më përshkonte!