LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Për 57 raste të krimeve të luftës kërkohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Lumezi: Për 57 raste të krimeve të luftës kërkohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi u ka thënë të gjithë prokurorëve të shtetit se pret nga ta angazhim maksimal në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit, pasi sfidat që i ka Kosova në luftën kundër këtyre dukurive, janë sfida që do të na shoqërojnë gjatë gjithë procesit për anëtarësimin në strukturat e Bashkimit Evropian.

Lumezi në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se para sistemit prokurorial mbesin shumë sfida që mbesin të realizohen bashkë, por shprehu bindjen se do të ia dalin.


“Në të ardhëm ju nuk duhet të pritni nga zyra e Kryeprokurorit të Shteti t’ju ipen udhëzime të cilat janë objekt interesimi të mediave dhe shoqërisë, Këtë mund ta bëni edhe vet duke iu dhënë prioritet rasteve më të rënda. Ju duhet ta kqyrni që prokurori i shtetit drejton dhe mbikëqyrë në fazën e hetimeve dhe besoj që gjatë periudhës vijuese do të dëshmoni se jeni të gatshëm t’i përgjigjeni kësaj detyre. Sa i përket krimeve të luftës nuk mjafton fakti se në periudhën e mëparshme prokurorët nuk kanë pasur kompetencë ekzekutive në trajtimin e këtyre rasteve. Sot trajtimi i rasteve të krimeve të luftës është në kompetencë të prokurorëve vendor”.

“Jam i vetëdijshëm që do të jetë shumë vështirë por nga ju në këtë drejtim pres rezultate konkrete. Qasje serioze duhet të keni edhe në trajtimin dhe zbardhjen e e rasteve të cilat janë të identifikuara në letrat e presidentit të shtetit në mënyrë që të identifikohen ngjarjet dhe zbulimi i identitetit të kryerësve të këtyre veprave penale dhe të njëjtit t’i vëmë para drejtësisë”, tha Lumezi, raporton KP.

Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar është funksionalizuar Departamenti për Krimet e Luftës, ku prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ndërmarrë 62 vendime për fillimin e hetimeve të këtyre veprimeve dhe 57 raste kanë kërkuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lumezi ka kërkuar që të rritet buxheti në mënyrë që të gjitha prokuroritë të kenë zëdhënësin e tyre për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori