LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Kosova është e vendosur për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkufitar kundër krimit

Lumezi: Kosova është e vendosur për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkufitar kundër krimit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me një delegacion të Prokurorisë së Shtetit po marrin pjesë në konferencën për Bashkëpunim Ndërkufitar kundër Krimit, e cila është organizuar nga Prokuroria e Shtetit të Malit të Zi dhe mbështetur nga ambasada e ShBA-së në Mal të Zi.

Sipas njoftimit për media, Lumezi ka thënë se tema e këtij takimi është shumë e rëndësishme nga që i tejkalon kufijtë e një sistemi juridik dhe kufijtë e një shteti, pasi që sipas tij ofron një mundësi të mirë të takimit me kolegët nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, me të cilët do të diskutohen dhe shkëmbehen përvojat për shumë tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër krimeve transnacionale.


Lumezi theksoi se rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm, dhe për të arritur rezultate.

Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, por edhe me vendet e tjera, të cilat mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografik, me qëllim që të shkëmbehen informata dhe prova të mjaftueshme për t’i vënë para drejtësisë kryerësit e veprave penale.

“Këtu vlen të theksohet se ekipi i prokurorëve të Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me AKI, Policinë e Kosovës si dhe me ndihmën e shteteve tjera ka arritur të zbardhë dhe parandaloj një sulm terrorist që ishte planifikuar të kryhet gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit”, ka deklaruar Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi është shprehur se fakti që në këtë konferencë ka përfaqësues të vendeve të rajonit , më të cilët do të shkëmbehen përvojat dhe do të diskutohen eksperiencat në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, i jep të drejtë për të besuar se bashkëpunimi i tyre në të ardhmen do të jap rezultate konkrete në luftën kundër krimit transnacional dhe dukurive tjera negative.

Në njoftim thuhet se Lumezi ka folur edhe për të arriturat e Prokurorit të Shtetit si dhe për reformat e ndërmarra përgjatë viteve të fundit në fushën e sundimit të Ligjit në Kosovë si dhe avancimin e legjislacionit penal, të cilat sipas tij kanë mundësuar një pozicion më proaktiv të Prokurorisë në ndjekjen dhe hetimin e rasteve penale dhe në mbrojtjen e viktimave të krimit.

“Me veprimet e ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit në ngritjen e efikastitet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, krimeve ekonomike, shenjëstrimin e krimeve të rënda për procesin e liberalizimit të vizave, sekuestrimin dhe marrjen e fuqisë ekonomike të grupeve kriminale si dhe për procesin e transferimit të kompetencave nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë tek institucionet vendore. Gjatë viteve të fundit, vëmendje i është kushtuar edhe zbatimit të procedurave lternative për zgjidhjen e rasteve, duke zbatuar një strategji të veçantë me ç’rast është arritur që të zvogëlohet edhe numri i lëndëve”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori