LAJMI I FUNDIT:

Lumezi kërkon luftimin e rasteve të korrupsionit dhe kontrabandës

Lumezi kërkon luftimin e rasteve të korrupsionit dhe kontrabandës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë qëndruar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast janë takuar me kryeprokurorin Shyqyri Syla dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Në këtë takim është biseduar për të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni, me të cilat është ballafaquar në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve të përcaktuara ligjore.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm për trajtimin dhe luftimin e rasteve, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin, kontrabandën, tregtinë e kundërligjshme dhe veprave të tjera.

Ai po ashtu ka kërkuar që në kuadër të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale, krahas hetimeve penale, prokurorët duhet të zhvillojnë edhe hetime financiare, në mënyrë që të kërkohet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë, e cila mund të jetë fituar me vepra penale.

Edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës, në mënyrë që të punohet për harmonizimin e statistikave dhe regjistrimin e lëndëve në Sistemin për Menaxhim Informativ të Lëndëve (SMIL).

Ndryshe, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i KPK-së i kanë dhënë përkrahje kryeprokurorit dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori