LAJMI I FUNDIT:

Lumezi flet për Njësitin e luftimit të korrupsionit

Lumezi flet për Njësitin e luftimit të korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për njësitin për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, ka thënë se qëllimi i formimit të këtij njësit është zvogëlimi i numrit të pazgjidhur të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, ngritja e nivelit të bashkëpunimit, ngritja e kapaciteteve, duke përfshirë specializimin e prokurorëve dhe rregullimi i llogaridhënies.


Ai këto komente i bëri gjatë takimit që pati me ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Ëillems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, kreu i Prokurorit të Shtetit, pohoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se për këtë qëllim është themeluar edhe Njësiti për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kryeprokurori Lumezi njoftoi ambasadoren Willems se qëllimi i themelimit të këtij njësiti është zvogëlimi i numrit të pazgjidhur të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, rritja e efikasitetit të punës, ngritja e nivelit të bashkëpunimit, ngritja e kapaciteteve, duke përfshirë specializimin e prokurorëve dhe rregullimi i llogaridhënies.

“Mes tjerash, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër korrupsionit, si dhe për bartjen e kompetencave nga EULEX-i tek vendorët. Me theks të veçantë është biseduar edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në parandalimin e korrupsionit, si dhe për bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit me bizneset private po ashtu me qëllim të parandalimit të korrupsionit, si dhe rritjes së integritetit të prokurorëve, i cili është shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, ambasadorja Willems, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e saj dhe të vendit të saj, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Holanda mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi. Konkretisht ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems ofroi ndihmë nga Ambasada Holandeze në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fushën e hetimeve financiare dhe pastrimit të parave.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori