Lumbardhi ka bërë një bisedë me  banorin e ri të Big Brpther VIP Kosova, Mirdon Pacollin.

Dyshja kanë folur për lojën e disa prej banorëve, duke u fokusuar edhe tek këngëtari Blero.


“Blero është i “shuktë” prej fillimit, ka ardh me lujt poker këtu”, është shprehur Lumbardhi mes tjerave.

Screenshot 11 10 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, kujtojmë që pas një debati mes tyre, dy banorët e tjerë Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia janë dërguar automatikisht në nominim.

Të nominuar të tjerë do të iu bashkohen të hënën dhe njëri prej tyre pritet të eliminohet të premten. /Telegrafi/