Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai arriti të fitojë çmimin e madh prej 144 mijë eurosh, duke mposhtur finalistët e tjerë: Edona James, Blerandon dhe Shqipe Hysenajn.


I njëjti ka dhënë intervistën e parë për Klan Kosova pas përfundimit të këtij spektakli.

Screenshot 1 20 Foto: Screenshot/YouTube

Në një intervistë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Lumbardhi tha se në fillim ka qenë pak e vështirë për të, por me kohën u ambientua.

Ai poashtu tha se ka analizuar banorët dhe ka dëgjuar me vëmendje opinionet e opinionistëve në studio.

Screenshot 2 13 Foto: Screenshot/YouTube

Ish-futbollisti nga Vitia u shpreh i lumtur se brenda ka fituar edhe dashurinë e jetës.

Salihu ka qenë i pëlqyer brenda për veprimet, maturinë dhe për lojën karshi të tjerëve. /Telegrafi/