Mbrojtësi kosovar, Lumbardh Dellova së shpejti pritet që të largohet nga CSKA Sofia për t’u transferuar në Superligën e Turqisë. 

Sipas një raportimi nga gazeta turke Taka Gazete, interesim për shërbimet e Dellovës ka shprehur Çaykur Rizespori. 


Rizespori ka përshpejtuar aktivitetet e saj të transferimeve për sezonin e ri dhe Dellova është një prej emrave të cilin ata e kanë futur në axhendën e tyre. 

Dellova ka kontratë me ekipin bullgar deri në vitin 2027, teksa këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 36 paraqitje me fanellën e tyre, duke shënuar dy gola teksa ka po aq asistime. 

DELLOVA 1

Thuhet se CSKA Sofia do të kërkojë një milionë euro për ta lënë të lirë Dellovën. 

Dellova karakterizohet si një futbollist me pasime tejet të sakta i cili gjithashtu mund të aktivizohet në rast nevoje edhe si mesfushor. 

Në rast transferimi te Rizespori, Dellova do ta gjejë atje edhe sulmuesin kosovar Altin Zeqiri./Telegrafi/

telegrafi sport app