LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën

Lulzim Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën
Foto: Arkiv

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka treguar se si pas masakrës në Prekaz ndaj familjes Jashari, presidenti Ibrahim Rugova e kishte refuzuar ftesën e presidentit francez, Jacques Chirac, për ta vizituar Francën.

Chirac ishte ftuar nga Rugova që të vinte në Kosovë për ta parë atë që po ndodhte.

“Si sot me kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, presidenti Shirak e ftoi presidentin Rugova të shkojë në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizitë në Kosovë, Shirakun që ta shohë me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë! Lavdi themeltarëve të shtetit të Kosovës që ikën nga kjo botë, para se të jetësohet pavarësia e vendit tonë!”, ka shkruar Peci në Facebook.


​Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë
Lexo po ashtu ​Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë

Këtë të diel janë bërë 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori