LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Kika, ndër rrobaqepësit e parë të veshjeve kombëtare në Kosovë (Video)

Lulzim Kika, ndër rrobaqepësit e parë të veshjeve kombëtare në Kosovë (Video)

Lulzim Kika pothuajse tërë jetën e tij ua ka kushtuar veshjeve kombëtare. Nga qyteti i Gjakovës, Lulzimi ishte ndër të parët në Kosovë, në qepjen e tyre.

Jeleku, këmisha, pantollonat janë vetëm disa nga veshjet që ai i krijon dhe të gjitha dizajnet krijohen nga vet ai.


Kika e filloi këtë zanat vetëm që të kishte një punë. Por duke u marrë vazhdimisht me të, rrobaqepësia është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij.

Kika  ka thënë se në të kaluarën në Gjakovë zanati i rrobaqepësisë ka qenë shumë i përhapur.

“Me këtë zanat kam filluar të merrem nga viti 1966. Kam punuar së bashku me axhën, më pas kam qepur fustana të gjata solemne në Prizren në një periudhë prej 15 vitesh”, tha për RTV Dukagjinin, Kika.

Në fillim Lulzimi ka qepur pothuajse çdo gjë, por gjërat kanë ndryshuar kur ai kishte marrë pjesë në një panair në Shqipëri.

Veshjet kombëtare ishin ato që tërhoqën vëmendjen e rrobaqepësit.

“Kur dola si refugjatë në Shqipëri më pëlqyen veshjet kombëtare. Nga paslufta kam vazhduar me veshje kombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pas luftës ai ishte ndër të parët në Kosovë që ka bërë qepjen e veshjeve kombëtare.

“Pas luftës në Gjilan për shtatë vite kam shitur veshje kombëtare e plisa. Prej Gjilanit kam kaluar në Ferizaj. Ato tri vite askush nuk ka shitu veshje kombëtare pos meje, deri kur tri gra erdhën dhe blenë te unë veshjet kombëtare e më pas i kanë shkep ato dhe i kanë nxjerrë shabllonat. Sot janë mbi 20 veta që shesin veshje kombëtare në Ferizaj”.

Jeleku, këmisha dhe pantallonat janë disa prej veshjeve që Lulzimi qep. Thotë se të gjitha dizajnët i bën vet.

“Materialin e blej, ndërsa modelet i prej vet, qysh të mendoj vet”, tha ai.

Edhe pse tashmë nuk ka shumë interesim për veshjet kombëtare ai nuk ndalet asnjëherë. Lulzim Kika thotë se qepjen e veshjeve kombëtare e bën nga pasioni që ka për to./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori