LAJMI I FUNDIT:

LULJA E DIELLIT

LULJA E DIELLIT
Martin Camaj

Poezi nga: Martin Camaj

Kryeulun mbi murin e kopshtit vrejte
udhtarin në petka të kuqe.
Sa fort të dashunoi udhtari e të soditi
e sytë ndër rreze iu shkrinë.
Por era ty qafën e hollë të përkundi
edhe ai e muer për “jo” e iku idhnueshëm
për shtëpi të vet mbas malit.


Pse u ndanë dashnorët pa fjalë?
Lulja e Diellit kah mali në terr
pikllueshëm e solli kryet
edhe andrroi syçelë ngrofsin
që vjen nesër.