LAJMI I FUNDIT:

Luledielli i Van Gogh mund të venitet

Luledielli i Van Gogh mund të venitet

Rrezet makroskopike X kanë zbuluar ngjyrën të cilën Van Goghu e ka përdorur për të pikturuar një nga veprat kryesore të tij.

Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam po e rishikon mënyrën se si të shfaq pikturën “Luledielli”, pasi petalet e pikturës dhe rrjedhjet po thaheshin me një ngjyrë kafe ulliri, si rezultat i përdorimit të një ngjyre të ndjeshme të verdhë.


Bëhet fjalë për dy lloje të ndryshme të një ngjyre të verdhë të kromit, njëra prej të cilave është më e prirë të degradohet nën dritë.

Piktura është bërë në vitin 1989 dhe është pjesë e serisë së lulediellëve.

Muzeu “Van Gogh” zotëron numrin më të madh të veprave të artistit (200 piktura dhe 400 vizatime). Për t’i ruajtur ato, që pesë vite është reduktuar fuqia e dritës në hapësira. /Telegrafi/